Nga janari deri në fund të tetorit të këtij viti janë dëbuar 8802 persona nga Gjermania drejt vendeve të origjinës. Lajmi është bërë i ditur nga sekretari shtetëror parlamentar Volkmar Vogel, i cili i ka dhënë përgjigje deputetes Ulla Jelpke nga Die Linken, informon foldrejt.com. Më së shumti janë dëbuar drejt Shqipërisë plot 733 persona, ndjekur nga gjeorgjianët (711).
Kjo është dyherë më pak dëbime sesa viti i kaluar, që lidhet kryesisht me virusin Covid19.
Por prej dëbimeve më të dhimbshme për shqiptarët, ka qenë ndarja e familjes nga nëna e tyre në Thüringen.
Sipas Folus.de, në fillim të kësaj jave, një baba me dy fëmijë janë dëbuar drejt Shqipërisë, kurse nëna ka qëndruar në Gjermani. Rasti ka bërë bujë në Gjermani.
“Në mes të natës, policët gjermanë kanë zgjuar nga gjumi familjen shqiptare dhe kanë marrë me forcë babain dhe dy fëmijët minorenë për t’i dërguar drejt aeroportit dhe më pas me aeroplan drejt Shqipërisë,” përcjell foldrejt.com.
Kjo përkundër që nëna e tyre vlen si e “sëmurë psiqike” dhe shtëpia e tyre ishte shkatërruar gjatë tërmetit në nëntor 2019.
Por dëbimi është arsyetuar nga autoritetet gjermane se Shqipëria vlen si vend me origjinë të sigurt dhe shtetasit e saj nuk kanë asnjë shansë për azil./Foldrejt.com