Të jesh online tashmë është e vetëkuptueshme për të rinjtë. Sipas një studimi 99 përqind e tyre përdorin çdo ditë internetin, shkruan “FAZ”, përcjell foldrejt.com. Poashtu, sipas studimit bie gjithmonë e më shumë mosha mesatare e fëmijëve që fillojnë të përdorin telefonat e mençur. Gjithashtu rritet shqetësimi për atë, sesa të sigurta janë të dhënat personale.
Studimi në fjalë është quajtur “Euforia ishte dje. “Gjenerata e Internetit” është mes fatit dhe varësisë.” Të rinjtë e shohin përdorimin e internetit mbi të gjitha si praktikë. 68 përqind e tyre nuk mund ta paramendojnë jetën pa internet, bile 69 përqind thonë se rrjeti i kthen ata në të lumtur, përcjell foldrejt.com.
Sa i takon ministrisë së arsimit në Gjermani, është e shqetësuar rreth varësisë prej internetit ndaj të rinjve të moshave nga 14 deri 17 vjeç. Këtu edhe shkollat nuk janë tepër të angazhuara për të luftuar përdorimin e telefonave gjatë orëve të mësimit.
“Nëse personat e ri nuk kanë më besim për të shfaqur lirshëm mendimin e tyre, është një sinjal i tmerrshëm,” thotë në fund ministria e arsimit në Gjermani, e cila po shqyrton masat që duhet të merren për uljen e varësisë nga interneti për të rinjtë.
Por ne si shoqëri shqiptare, a jemi duke marrë masa që të reduktojmë varësinë e të rinjve nga telefonat? Le të fillojmë tani, që të moj jetë vonë nesër./Foldrejt.com