fbpx
  • TË FUNDIT
  • Trending
Gjermania jep 8 milionë euro grant për projektin e mënjanimit të ujërave të zeza në tri komuna të Kosovës

Gjermania jep 8 milionë euro grant për projektin e mënjanimit të ujërave të zeza në tri komuna të Kosovës

13 Qershor, 2018
Gjendet foshja e porsalindur në koshin e plehrave

Istog/Gjendet pa shenja jete një foshnje katër muajshe

11 Gusht, 2022
Peshkoi dhe hyri në lumë për t’u larë, 14-vjeçari nuk doli më nga uji, autoritetet nisin kërkimet

Vijojnë kërkimet për 14-vjeçarin e zhdukur në lumë, ende asnjë informacion për fatin e tij

11 Gusht, 2022
Shpërthimi i fuqishëm shkakton dëme në 40 shtëpi, humbin jetën 3 persona

Shpërthimi i fuqishëm shkakton dëme në 40 shtëpi, humbin jetën 3 persona

11 Gusht, 2022
Ibrahimovic bën premtim të madh për skuadrën e tij aktuale

Foto/ Ibrahimovic pas operacionit, po duket në një formë të përkryer

11 Gusht, 2022
Si pasojë e sulmeve në Ukrainë, Estonia dhe Finlanda kërkojnë t’u ndalohet rusëve turizmi në Evropë

Pas presionit të shteteve evropiane për t’i ndaluar turistët rusë në Evropë, pritet shqyrtimi i çështjes nga BE në takimin në Çeki

11 Gusht, 2022
Takimi mes Kurtit e Vuçiqit, pritet nënshkrimi i një deklarate të përbashkët për të pagjeturit

Çështja e personave të pagjetur në tavolinë – në takimin Kurti – Vuçiq, pritet nënshkrimi i një deklarate të përbashkët

11 Gusht, 2022
Zhvillimet në veri, kryeministri Kurti e ministri Sveçla thërrasin konferencë për media

Kryeministri Kurti thekson se dezinformimi, nxitja e frikës dhe destabilizimit dërguan në paraqitjen e barrikadave

11 Gusht, 2022
Vërmicë/Njësitë e Doganës së Kosovës parandalojnë një kontrabandë me medikamente

Vërmicë/Njësitë e Doganës së Kosovës parandalojnë një kontrabandë me medikamente

11 Gusht, 2022
Takimi mes Kurtit e Vuçiqit, pritet nënshkrimi i një deklarate të përbashkët për të pagjeturit

Takimi mes Kurtit e Vuçiqit, pritet nënshkrimi i një deklarate të përbashkët për të pagjeturit

11 Gusht, 2022
Avionët spiunë rusë shkelin hapësirën ajrore amerikane?

Avionët spiunë rusë shkelin hapësirën ajrore amerikane?

11 Gusht, 2022
Fol Drejt
E enjte, 11 Gusht, 2022
Kontakt
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH
No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result

Gjermania jep 8 milionë euro grant për projektin e mënjanimit të ujërave të zeza në tri komuna të Kosovës

4 vjet më parë
in EKONOMI
Koha e leximit: 2 minuta lexim

Fillimi » Gjermania jep 8 milionë euro grant për projektin e mënjanimit të ujërave të zeza në tri komuna të Kosovës

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Qeveria e Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeveria e Gjermanisë e përfaqësuar nga Banka Zhvillimore Gjermane (KfW), sot nënshkruan Marrëveshjen Financiare të grantit për projektin “Mënjanimi i ujërave të zeza në Kosovën Jugperëndimore – FAZA V”.

Në prezencën e ambasadorit gjermna në Kosovë, Christian Heldt, marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Financave, Bedri Hamza dhe nga udhëheqësi i zyrës së KfW-së, René Eschemann, ku gjithashtu prezentë në këtë takim ishin edhe kryeshefat e Kompanive Regjionale të Ujësjellësve të Prizrenit, Pejës dhe Gjakovës.

Lexoni edhe..

Ndërpritet importi i qymyrit rus nga Bashkimi Evropian

Ndahen 40 milionë euro për KOSTT-in, për ta vazhduar marrëveshjen me ENTSO

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ministri Hamza gjatë takimit tha se “Gjermania ka dhënë për Kosovën 86 milionë euro, ku 50 për qind e tyre janë në formë të granteve, ndërsa kjo është marrëveshje e cila e ngrit shumën e marrëveshjeve që janë në formë të grantit, kontribut financiar pa kthim, pra para falë. Nga këto 86 milionë 50% me marrëveshjen që nënshkruam sot janë grante, donacione të institucioneve të Gjermanisë, gjë për të cilat e falënderojmë ambasadorin, institucionet gjermane dhe taksapaguesit gjerman që po kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës”.

Ndërsa, ambasadori Christian Heldt, tha se të gjitha fondet e dhëna nga Gjermania për trajtimin e ujërave të zeza janë në formë të granteve dhe se Gjermania do vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë sektor.

“Mbetemi të angazhuar dhe do të vazhdojmë me mbështetjen për trajtimin e ujërave të zeza në shumën prej 8 milionë euro sepse këto projekte kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe për ambientin dhe natyrën. Të gjitha fondet e dhëna nga Gjermania për trajtimin e ujërave të zeza janë në formë të granteve dhe zbatohen nëpërmjet KfW-së”, tha ai.

Kurse udhëheqësi i zyrës së KfW, René Eschemann, tha se ky projekt ka ndikim më të madh për qytetarët sesa furnizimi me ujë.

“Kemi investimet që kanë mbërri në 41 milionë euro, në tri qytetet fabrikat për trajtimin e ujërave të zeza janë në proces të zbatimit dhe këto 8 milionë do të përdoren për rehabilitime tjera shtesë. Ndikimi i këtyre projekteve duket më pak për qytetarët por ndikimi real është më i madh sesa furnizimi me ujë”, tha ai.

Kjo marrëveshje ka të bëjë me vendosjen e kamerave nëpër rrjete për këto komuna [Prizren, Pejë dhe Gjakovë] për identifikimin e nevojave për investime, dhe pastaj këto të dhëna vendosen në sistemin GIS (Sistemin Informativ Gjeografik), ku në të ardhmen, me investim tashmë të zotuar të Qeverisë Gjermane, do të mundësohet edhe ndarja e ujërave të zeza nga ujërat atmosferikë.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Rritja e pagave, mbi supet e taksapaguesve të varfër

Lajmi tjetër

FSSHK ultimatum Qeverisë: Ligji për pagat të procedohet brenda muajit

Të ngjajshme

Ndërpritet importi i qymyrit rus nga Bashkimi Evropian
EKONOMI

Ndërpritet importi i qymyrit rus nga Bashkimi Evropian

10 Gusht, 2022
Ministri Hekuran Murati thotë se po humbin kohë
AKTUALE

Ndahen 40 milionë euro për KOSTT-in, për ta vazhduar marrëveshjen me ENTSO

10 Gusht, 2022
Ministria e Ekonomisë, jep sqarime shtesë për Programin Kompakt: nuk ka të bëjë me zhvillimin e gazsjellësit TAP
AKTUALE

Kursimi i energjisë elektrike është kyç – thotë ministrja Rizvanolli

10 Gusht, 2022
Dalin statistikat, Prishtina më e lira në Ballkan e Tirana me Beogradin me kosto të lartë jetese
EKONOMI

Kosovë/ Raportohet për rritje të numrit të turistëve gjatë këtij viti

10 Gusht, 2022
Ministri Hekuran Murati thotë se po humbin kohë
AKTUALE

Qeveria i ndan 100 mijë euro, për punëtoret e sektorit publik, të cilët s’i kanë marrë nga 100 euro

10 Gusht, 2022
Oda Ekonomike e Kosovës bëhet me kryetar të ri
EKONOMI

Oda Ekonomike Kosovare (OEK), nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike Kosovë-Izrael

10 Gusht, 2022
Shfaq më shumë
FolDrejt Logo PDF (2-01

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Lajmet më të lexuara

  • Ushtria i kthen kurrizin Putinit, shumë ushtarë rusë i bashkohen njësisë ushtarake që lufton për mbrojtjen e Ukrainës

    Ushtria i kthen kurrizin Putinit, shumë ushtarë rusë i bashkohen njësisë ushtarake që lufton për mbrojtjen e Ukrainës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E zbuloi tradhtinë përmes GPS-it të vendosur në makinë, 35-vjeçari godet 9 herë me thikë të dashurin e bashkëshortes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Foto/ Tronditëse! Policia kufitare vret një person i cili po i kërcënonte qytetarët me një thikë në zonën publike në aeroportin e Parisit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • AKTUALE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • MEDIAT NDËRKOMBËTARE
  • KULTURË
  • SPORT
No Result
View All Result
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM