Partia e vogël e qendrës së djathtë gjermane FDP ka pyetur në ministrinë e brendshme gjermane sesa është numri i të dëbuarve të azilkërkuesve. Ministria menjëherë ka nxjerë shifrat e të dëbuarve gjatë vitit që duket se është mjaft i madh, shkruan foldrejt.com.
Deri në 31 tetor janë dëbuar 19.781 persona të cilëve u ishte refuzuar kërkesa e azilit. Gjatë 2016 numri i të dëbuarve ishte 23.966 persona. Pra pritet që ky vit të ketë më pak dëbime, por normalisht ka pasur edhe më pak pranimeve të azilkërkuesve.
Landi gjerman që dëbon më shumë azilantë është Nordrhein-Westfalen, ku me forca policore ka marrë nga shtëpitë drejt aeroportit 5548 persona. Në Bajern kjo shifër është 2758 persona, në Baden-Württemberg 2569, kurse në Berlin 962 sosh.
Shpesh shoqëria civile gjermane ka reaguar për dëbimet e tilla, ku brenda natës policët gjermane vijnë përdhunshëm dhe kapin gjithë pjesëtarët e familjes azilkërkuese i dërgojnë përkundër dëshirës në aeroport dhe prej aty direkt me fluturim në vendet e origjinës si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Afganistan, Irak ose Siri./Foldrejt.com