Gjermania ka mungesë të inxhinierëve dhe studiuesve të shkencave natyrore. Gjatë tetorit 2018 ka pasur më shumë mungesa të këtyre profileve sa asnjëherë më parë. Migrimi nuk mjafton. Shkollat kanë mungesë të forcës punëtore dhe mbi të gjitha mungojnë gratë mësuese, shkruan prestigjiozja gjermane “FAZ”.
Konkretisht bëhet fjalë për gjysëm milion vende të lira për inxhinierë dhe shkencat ekzakte dhe natyrore ose siç quhen profesione MINT. Instituti gjerman për Ekonomi (IW) jep shifër të saktë të 496.200 vendeve të lira të punës. Momentalisht janë të punësuar 12 milion persona në profesionin MINT (Matematikë, Informatikë dhe Teknologji).
Problemi ekziston se edhe kërkuesit e këtyre profesioneve janë të paktë në Gjermani, përkundër që rroga bruto shkon deri 3300 euro, kurse për ekspertët deri në 5500 Euro, përcjell foldrejt.com.
Për këtë Gjermania është e interesuar të shtojë pranimin e emigrantëve të kualifikuar në këto drejtime, të fuqizojë profilet e MINT dhe të ndërtojë dixhitalizimin e shkollave./Foldrejt.com