Ishte një sensacion i vogël: numri i papunësisë është ulur përherë të parë që nga bashkimi i Gjermanisë ndër pesë përqind. Në tetor 2018 numri i të papunëve në Gjermani ishte vetëm 2.2 milion banorë, çfarë tregon se tregu në vend është i mirë organizuar dhe se vendet e lira të punës priten të shtohen, shkruan “FAZ”. Kjo nuk është çudi, pasi ekonomia gjermane po lulëzon prej vitesh.
“Si asnjëherë më parë, mundësitë për të gjetur punë janë mjaft të mira. Pyetja që lind natyrshëm është: kush atëherë qëndron akoma i papunë?,” pyet retorikisht prestigjiozja gjermane, përcjell foldrejt.com.
Sipas Agjencisë Federale për Punë, papunësi nuk ka, sepse luhatje e tregut të punës janë të jashtëzakonshme. Si më parë numri i personave që një kohë të gjatë nuk gjejnë punë është rreth 800 mijë, kurse të tjerët janë ata që sillen çdoherë mes punës dhe papunësisë. Fjala vjen në tetor janë paraqitur 194 mijë të papunë që më parë kishin punuar diku tjetër. Prej tyre 160 mijë të papunë gjetë përsëri një vend të lirë.
Nëse e shohim brenda një viti, 2.4 milion persona u regjistruan të papunë, kurse 2 milion arritën të ndryshojnë vendin e punës nga një vend në një tjetër – një shifër e jashtëzakonshme.
Ata që mbesin çdoherë të papunë janë 800 mijë persona me emra të njëjtë, të cilët me sa duket, nuk duan të punojnë por shfrytëzojnë sistemin juridik dhe shëndetësor gjerman!