Gjermania njoftoi të dielën e kaluar se do të ndalojë eksportet e armëve në drejtim të Arabisë Saudite si pasojë e dyshimeve mbi shpjegimin e Riadit për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.
Duke folur për gazetarët pas një takimi të partisë së saj Unionit Kristian Demokratik (CDU) në Berlin, kancelarja Angela Merkel kërkoi sqarime urgjente për vrasjen e Khashoggit dhe se në këto kushte “duhet të abrogohen të gjitha eksportet e armëve drejt Arabisë Saudite”.
Megjithatë, siç mëson “Der Spiegel”, i gjithë ndalimi i eksporteve të armëve kundrejt Riajdit do vlejë vetëm për dy muaj, përcjell foldrejt.com.
Kjo mund të ketë ardhur pasi Arabia Saudite po blen armë nga Gjermania me vlerë prej 2.5 miliardë dollarë – kryesisht helikopterë dhe tanke./Foldrejt.com