Liderët e Polonisë, Lituanisë dhe Gjermanisë do të takohen në Berlin të shtunën për të diskutuar sanksionet ndaj Rusisë, tha në Twitter zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Muller.
“Me iniciativën e kryeministrit Morawiecki sot do të mbahet një takim në Berlin.
Kryeministri [polak] Morawiecki së bashku me Presidentin e Lituanisë [Gitanas Nauseda] do të zhvillojnë bisedime me kancelarin gjerman, Olaf Scholz”, tha Muller, herët të shtunën.
“Bashkimi Evropian duhet të miratojë menjëherë një paketë sanksionesh të ashpra kundër Rusisë”.
Muller nuk bëri të ditur detaje për kohën e takimit./FolDrejt/