Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 22.461 raste të reja të koronavirusit.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 775.556.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 178 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 12.378.
Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.
Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.