Edhepse mediat gjermanofone shfaqen tepër kritikë për vlerat që shpërndajnë qeveritë e Turqisë dhe Arabisë Saudite, duke shkruar shpesh edhe për frikën nga investimet e tyre në trojet shqiptare, kjo nuk e pengon Berlinin zyrtar që të rrisë fuqishëm eksportet e armëve kundrejt këtyre dy shteteve, shkruan foldrejt.com.
Sipas të dhënave të medias gjermane “ZDF” vetëm nga janari deri tetor 2018 në drejtim të Arabisë Saudite janë eksportuar armë me vlerë 160 milion euro – 50 milion euro më shumë në krahasim me vitin paraprak.
Sa i takon Turqisë janë eksportuar 200 milionë euro armë të prodhimit gjerman, që është trefish më shumë sesa vitin 2017. Turqia kryesisht ka blerë armë gjermane që lidhen me marinën.
Kjo të kujton atë shprehje “bëni si them unë, por jo si veproj unë” kur është puna te politika e Perëndimit kundrejt vlerave dhe shkëmbimeve tregtare me shtetet e Lindjes së Mesme./Foldrejt.com