Kryeparlamentari i ri i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi në njërën nga ditët më të ngarkuara dhe më emocionuese të jetës së tij, pra në ditën kur është bërë kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ka gjetur kohë që ta bëjë një veprim të mirë dhe të vlerësuar nga publiku.
Kryeparlamentari Gashi në ditën kur u bë kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka vizituar një qytetar, i cili ka qenë i shtrirë në spital. Këtë e ka bërë të ditur vet qytetari Pleo Gashi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
“Edhe pse e kishe ditën e ngarkuar ti gjete kohë tê më vizitosh,skam fjalë ta përshkruaj këtë ndjenjë vëllazërore,Allahu te dhashtë shëndet dhe mbarësi në detyrën e re.”, ka shkruar ai në postimin e cili është pëlqyer e komentuar nga qindra persona, transmeton Fol Drejt.