Gjiganti kinez, ZTE e ka pranuar gjobën prej 1 miliard dollarësh për t’i paguar SHBA-ve. Gjoba vije pas një hetimi i cili zbuloi se ZTE kishte shkelur sanksionet Amerikane duke shitur teknologjinë tek Irani dhe Koreja e Veriut.
Pas negociatave të vazhdueshme, ZTE ka njoftuar se është pajtuar për të paguar gjobën. Përveç gjobës 1 miliard dollarëshe, ZTE ka ristrukturuar gjithashtu personelin e kompanisë.