Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin se i njëjti nuk kishte përmbudhur detyrimet e tij ndaj disa personave sipas marrëveshjes.
Siç thuhet në raportin policor, gjatë kontrollit te i njëjti i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: disa dokumente, disa stoli-bizhuteri të dyshuara, disa paisje elektronike, një veturë, dy pasaporta dhe një telefon celular.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.