Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me anë të një vendimi ka njoftuar se të gjithë punonjësit e administratës komunale që do të agjërojnë, do të kenë një orë më pak punë.
Me orarin e ri, stafi i komunës do të nisë punën nga ora 09:00 deri në orën 16:00, ndërsa për zbatimin e këtij vendimi do të kujdeset vetë Hyseni bashkë me drejtorët./FolDrejt/