Procesi i bisedimeve Kosovë – Serbi është futur në një fazë të re, ndërsa pritjet janë të mëdha, shkruan Fol Drejt.
Sipas mediave serbe, çështjet më të nxehta “asociacioni” dhe “marrëveshja përfundimtare”, pritet të arrihen brenda këtij viti.
Afati për arritjen e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë është muaji prill dhe pritet që deri në qershor të nënshkruhet marrëveshja mes dy palëve – ka shkruar mediumi serb Nova.
Në kuadër të marrëveshjes është paraparë që Kosova të mos pengohet në rrugën e anëtarësimit në Kombet e Bashkuara, çka për Serbinë deri më tani ka përbërë vijë të kuqe.
Sipas informacioneve më të reja, Serbia e Vuçiqit, është pajtuar me kornizën e bisedimeve, përkatësisht me planin franko-gjerman./FolDrejt/