Vendi është mitik, natyra e paprekshme, bota tjetër shumë larg: këto fotografi tregojnë gjuetinë mbi arinjtë polarë në zgrip të Grenlandës.
Në fotografitë që shikoni janë të prekshme thuajse vetëm tre ngjyra: e bardha, e kaltra dhe e kuqja. E bardha që tregon borën dhe ngjyrën e ariut më të bukur të botës, e kaltra ngjyrën e qiellit të vetmuar dhe oqeanit, kurse e kuqja është gjurma e ariut të vrarë.
Fotografitë janë shkrepur nga danezi, Henrik Saxgren, i cili është i fascinuar pas aventurës dhe ka shkuar për të jetuar një kohë në veri të Grenlandës. Aty ku mbase janë gjuetarët e fundit të arinjve polarë.
Banorët në këtë zonë njohin hierarkinë dhe fundësinë. Për të mundësuar jetesën e tyre lejohet që brenda një viti të vriten disa arinj polarë, të cilët janë rreth 25 mijë, shkruan foldrejt.com. Në fshatin Savissivik me rreth 50 banorë, nuk ka mundësi mbijetese përveç gjuetisë ndaj arinjve polarë që e trashëgojnë brez pas brezi. Mishin e ariut e hanë, kurse me lëkurën e saj bëhet vëshmbathje e përshtatshme për të ftohtin e atjeshëm./Foldrejt.com