Zv.kryeministri Bujar Osmani bëri të ditur ekskluzivisht se kryeparlamentari Talat Xhaferi përpara pak çastesh ka nënshkruar Ligjin për Gjuhën ku gjuha shqipe bëhet gjuha e dytë zyrtare në Maqedoni, kurse sonte ose nesër do dalë edhe në Gazetën Zyrtare, shkruan foldrejt.com.
Kjo do të thotë se prej nesër kryeparlamentari mund të mbajë seancën edhe në gjuhën shqipe dhe se çdo dokument zyrtar në Maqedoninë Veriore mund të kërkohet edhe në gjuhën shqipe./Foldrejt.com