Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka thënë sot se çështja e Kosovës është kthyer në Kombet e Bashkuara në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit dhe ka shtuar se bashkësia ndërkombëtare duhet të vendosë masa të rrepta kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
“Mendoj se dje në Kombet e Bashkuara u arrit së paku një gjë shumë e rëndësishme dhe kjo është një gjë thelbësisht e rëndësishme. Tema e Kosovës u kthye në Kombet e Bashkuara, përtej seancave rutinë të Këshillit të Sigurimit. Është sigurisht një hap i rëndësishëm përpara drejt delegjitimimit të regjimit të Kurtit”, tha Gjuriq për TV Pink.
Ai shtoi se kjo e bëri të qartë se Kurti shënoi një “autogol të madh politik në skenën ndërkombëtare” duke ushtruar presion ndaj serbëve.