Shqiptarët dhe udhëheqësit e tyre e dinë shumë mirë se cila është ajo linjë pas së cilës nuk ka kthim prapa, pas së cilës mund të humbasin edhe atë që kanë sot, thotë drejtori i Zyrës së Kosovës dhe Metohijës, Marko Djuriq dhe porosit se asgjë nuk duhet ti nënshtrojë serbët në ditët e ardhshme.
“Shqiptarët dhe udhëheqësit e tyre mendonin se serbët në Kosovë dhe Metohijë mund të shkileshin “si në një lumë të cekët”; ata mendojnë se me dhunë, terror dhe frikë mund të detyronin njerëzit tanë të heqin dorë nga pronat e tyre, shtëpitë e tyre, nga ato që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë, nga kishat e varret dhe që mund ta bëjnë këtë duke na trembur, duke futur masa ekonomike që nuk kanë të bëjnë fare me llogjikën e shëndoshë apo me ekonominë, por vetëm me politikën e keqe dhe qëllimi i vetëm i të cilës është që serbët në Kosovë dhe Metohijë të mos jenë më”, tha Gjuriq për TV Most. /Tanjug.rs