Gjykata Federale e SHBA-ve vendosi sot që ish-zëvendëspresidenti amerikan Michael Pence duhet të dëshmojë para një jurie të madhe për bisedat që ai kishte me ish-presidentin e SHBA Donald Trump pak para ngjarjeve të 6 janarit 2021, kur mbështetësit e Trump sulmuan Kapitolin.
Sipas Reuters, vendimi thotë se Pence ende mund të refuzojë t’i përgjigjet pyetjeve në lidhje me veprimet e tij gjatë asaj periudhe dhe se Pence ka të drejtë të apelojë vendimin.
CNN thotë se vendimi është një fitore për këshilltarin special Jack Smith, i cili në fillim të këtij viti thirri Pence për të dëshmuar dhe lëshuar dokumente./FolDrejt/