Një 29 vjeçar nga Kosova, i cili në prill 2011 kishte sulmuar me thikë një roje diskoteke, është dënuar me 16 vjet dhe tre muaj burg, kurse ankesa ka edhe nga administrata e burgut për sjellje agresive të shqiptarit, shkruan bluewin.ch.
“Me sjelljen e tij destruktive dhe kërcënuese ai është dërguar në programin intervenues, sipas të cilit i është nënshtuar masave të shumta terapeutike,” përcjell foldrejt.com. Ai pi medikamente dhe vëzhgohet qindpërqind gjatë ushqimit. Avokati i 29 vjeçarit ka reaguar për klientin e tij duke thënë se në vend që ai të ndihmohet, po izolohet me aktin e sigurisë së lartë, sankcionohet dhe diciplinohet.
Tashmë në favor të shqiptarit ka vendosur edhe Gjykata Federale, për t’u trajtuar njëlloj si të burgosurit tjerë dhe jo me masa diciplinuese. Megjithatë çështja tanimë ka shkuar te Gjykata Administrative zvicerane, e cila duhet ta thotë fjalën e fundit – nëse e aprovon ose jo vendimin e Gjykatës Federale.