Gjyshi me nipin
Nipi me gjyshin në bahçe tu shëtit,
në ecje e sipër djali asht habit,
kur nji degë me fruta në tokë e pa,
“o gjysh, kjo degë përdhe pse ka ra?
-Ajo vetë s’ka ra, dikush e ka pre,
nga trungu e ka shkput, ka ra përdhe.”
Nipi e pyti: “Halli si i bahet,
kur dega nga trungu ndahet?”
“Eh,” tha gjyshi “kjo punë kshtu e ka,.
ky gem me trung bashkë s’bahet ma.
Nëse dega e pemës ende frute ka,
ajo s’asht e zoja t’i pjekin ma!”
Kur të keqit e mira në dorë i bjen,
çdo gja e prish, përmbys e kthen.
Por, trungu me degë që i kanë mbet,
duhet të qëndrojë sido që të jetë!
Burhan Fili
Canton, Michigan
26/10/2024