Një person ka përfunduar në pranga nën dyshimet për tentim vrasje.
Rasti ka ndodhur në fshatin Koshtovë, në Mitrovicë, rreth orës 13:00 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte goditur me një sëpatë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një sëpatë dhe një moto-sharrë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e raportit 24 orësh./FolDrejt/