fbpx
E martë, 8 Tetor, 2024

GOOGLE LARGON APLIKACIONIN PËR ‘MIHJEN’ E VALUTAVE DIGJITALE

Në përpjekje për parandalimin e përhapjes së softuerit që përdoret për mashtrim në fushën e valutave digjitale, Google korrigjoi politikat e përdorimit të tij në korrik për të ndaluar aplikacionet e kripto-valutave në Play Store.

Megjithatë, në këtë proces duket se Google ka ndaluar padrejtësisht disa aplikacione legjitime, duke përfshirë një me mbi një milion shkarkime.

Lexoni edhe..

Aplikacioni i hequr, i quajtur MinerGate, fillimisht ofroi mundësinë e minimit në pajisje, si dhe funksionin e menaxhimit në distancë të kripto-valutave Cloud.

Në mënyrë që të pajtohet me kushtet e përditësuara të përdorimit nga Google, MinerGate ka hequr funksionin Cloud nga aplikacioni saj.

“Mihja direkt nga telefoni ishte një nga funksionet kyçe të aplikacionit MinerGate, para se ndryshimet më të fundit të zbatoheshin në politikën e zhvillimit të Google Play. Me azhurnimin më të fundit, ne e heqim këtë funksion në mënyrë që të përmbushim kërkesat e kërkuara”, thanë zyrtarët e Minergate.

Përkundër kësaj, Google ka hequr aplikacionin nga dyqani i tij në internet.

Të ngjajshme