“Google” ka zbuluar një mjet që përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuar në zbulimin e sëmundjeve të lëkurës, flokëve dhe thonjve, bazuar në imazhet e ngarkuara nga pacientët.
Aplikacionit AI, i është dhënë e drejta për përdorim si një mjet mjekësor në Evropë. Një ekspert i kancerit tha se AI mund t’i lejojë mjekët të sigurojnë trajtim më të përshtatur për pacientët, raporton “BBC”.
“AI mund të njohë 288 sëmundje të lëkurës, por nuk është krijuar për të zëvendësuar diagnozën dhe trajtimin mjekësor,“- tha firma.
Janë dashur tre vjet për t’u zhvilluar dhe është trajnuar me anë të një seti të dhënash prej 65,000 imazhesh të gjendjeve të diagnostikuara, si dhe miliona imazhesh që tregojnë shenja për të cilat njerëzit shqetësohen dhe mijëra fotografi të lëkurës së shëndetshme, në të gjitha nuancat dhe tonet.
Aplikacioni gjithashtu kërkon që pacientët t’u përgjigjen një sërë pyetjesh në internet.
Ai bazohet në mjetet e mëparshme të zhvilluara nga “Google” për të mësuar të dallojmë simptomat e kancerit të caktuar dhe tuberkulozit.