Policia kantoniale e Wallis në Zvicër ka arrestuar një hajdut kuletash, shkruan blick.ch. Bëhet fjalë për një 44 vjeçar nga Kosova i cili nga 2013 ka kryer 80 vjedhje të ngjashme të kuletave. Vetëm në Wallis ka vjedhur 34 persona me rreth 40 mijë franga, përcjell foldrejt.com.
Hera e fundit e vjedhjes ka ndodhur në gusht 2018 pak pas së cilës u kap nga policia. Fillimisht 44 vjeçari shqiptar ju arratis policisë, por me anë të kamerave u identifikua dhe u kap më vonë./Foldrejt.com