Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në një market në Ferizaj
Punëtorja e marketit ka raportuar në polici se një person i maskuar ia ka marrë paratë nga arka dhe është larguar.
“Ankuesja femër kosovare, punëtore në një market ka njoftuar se një person i pa njohur i maskuar dhe më një armë në dorë i ka kërkuar që ti japë të gjitha paratë që i ka në arkë. I dyshuari pasi që i ka marrë parat është larguar në drejtim të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.