Pas tre dekadash Shkupi dhe Athina kanë arritur marrëveshje rreth kontestit të emrit, kur në qershor e nënshkruan në Prespë. Në kohën kur shumica e deputetëve të Shkupit u pajtuan për ndryshime kushtetuese, vërehet një rezistencë e shtuar në kampin grek, shkruan media gjermane “Deutschlandfunk”.
Edhepse dy kryeministrat Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev u dakortësuan se historia mbetet e së kaluarës dhe se popujt e tyre shohin për një të ardhme më të mirë, një burrë i pushtetshëm në Athinë po bën presione për të dalë grekët nëpër rrugë për të protestuar kundër marrëveshjes së emrit. Bëhet fjalë për ministrin e brendshëm, Panos Kammenos, gjithashtu shefi i Grekërve të Pavarur – parti e vogël por tepër e rëndësishme e koalicionit qeveritar me Syriza.
Grekët e pavarur tentojnë të fitojnë pikë politike me “jo”-në kundër Maqedonisë, përcjell foldrejt.com.
Për të kaluar marrëveshje në parlamentin grek nevojiten 150 vota. Syriza ka 148 deputetë, kurse Grekët e Pavarur kanë 4 deputetë. Zgjedhjet europiane dhe parlamentare në Greqi priten të mbahen në maj 2019. Deri atëherë Syriza greke duhet të shpresojë edhe te ndonjë deputetet i partisë më të madhe opozitare Demokracia e Re./Foldrejt.com