Ditën kur pritet të ratifikohet Marrëveshja e Prespës në parlament, do ketë protesta të reja të opozitarëve grekë të cilët mendojnë se “Maqedonia” nuk mund të ndahet me të tjerët dhe se identiteti i saj është ekskluziv grek, shkruan foldrejt.com.
“Të mërkurën më 23 janar dhe të enjten më 24 janar, askush prej neve të mos shkojë në punë. Dyqanet, bizneset, shkollat të mbeten të mbyllura, nëpunësit shtetëror të mos paraqiten në shërbimet e tyre, flamuri grek në gjysmështizë të vendoset në çdo shtëpi, kambanat e kishave të bien në shenjë të zisë. Ndaj secilit grek dhe greke, ua kemi borxh atë që lanë familjet e tyre dhe u sakrifikuan për Maqedoninë të mbetet greke, para rreth 100 vitesh”, njoftojnë organizatorët të cilët mbështeten nga partitë opozitare greke.
Para disa ditësh poashtu protestuan për Marrëveshjen e Prespës ku nëpër sheshet e Athinës dolën rreth 100 mijë protestues./Foldrejt.com