Dy herë brenda këtij viti Kosova pati qeverisje të reja, një koalicion në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, dhe së fundi një qeverisje ku koalicioni u lidh në mes LDK,AAK dhe Nismës Socialdemokrate.
Pos kësaj, mbrëmë Gjykata Kushtetuese vendosi pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, që do të thotë se vendi do shkoj në zgjedhje të parakohëshme.
Analisti Armend Muja reagoi duke thënë se këtë vit Richard Grenell humbi zgjedhjet në SHBA, Hashim Thaçi shkoi në Hagë, Agim Veliu humbi Podujevën, Kushtetuesja rrëzoi Avdullah Hotin.
Postimi i plotë:
House of Cards: Grenell humb zgjedhjet ne SHBA, Thaci ne Hage, Agimi humb Podujeven, Kushtetuesja rrezon Hotin. Te gjitha per 1 muaj. Te shohim cfare po ngjet edhe me Edi Ramen dhe Vucic. Sic ishte ajo fjala popullore ‘mundesh, po pastaj smundesh..’.