Mediat greke vijojnë të ankohen për lëvizjet e Ankarasë në ujërat territorial grekë, shkruan foldrejt.com.
Në numrin e sotëm, gazeta më e madhe greke “Kathimerini” ka shkruar për anijen eksploruese turke ‘Cesme’ e cila po kryen studimet në ujërat territorial të Qipros dhe në lindje të Egjeut – pranë ishujve grek Kastellorizo, juglindje të Tilos dhe veri të Icaria dhe perëndim të Lesbos.
Anija turke Cesme ka nisur eksplorimet nga porti turk në Detin Mesdhe Iskenderun, të enjten, dhe do përfundojë lundrimin në 30 dhjetor.
Kjo lëvizje e Ankarasë i jep sinjal Athinës dhe Nikozisë greke se Turqia nuk ka ndërmend të tërhiqet nga zgjerimi i ujërave territorial.
Turqia prej disa vitesh ka bërë të qartë se Qiproja lindore është nën kontrollin e turqve, kurse Marrëveshja e Lozanës 1923, e cila i dha Greqisë thuajse të gjithë ishujt e Egjeut, mund të shpallet e pavlefshme pas 2023./Foldrejt.com