fbpx
Fol Drejt
E premte, 8 Dhjetor, 2023
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
    • MAQEDONIA VERIORE
    • DIASPORË
    • RAJON
    • BOTA

    Komentatori politik, Jackson Hinkle krahason IDF-në me ISIS-in

    Drejtuesit gjermanë të trenave janë në grevë, shumë nisje të trenave janë anuluar

    Dhjetëra elefantë ngordhën nga etja në një park

    Djalit të Biden i shtohen edhe nëntë aktakuza, rrezikon 17 vite burg

    Danimarkë: Miratohet projektligji që ndalon djegien e Kuranit dhe librave të tjerë të shenjtë

    Mijëra peshq të ngordhur dalin në breg në Japoni

    Gaza: Qindra predha tankesh izraelite goditën kampin e refugjatëve Jabalia

    Parlamenti danez miraton një ligj që ndalon djegien e Kuranit

    Kanadaja e konfirmon përkrahjen për Kosovën

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Vlera e Bitcoin arrin mbi 41 mijë dollarë

    Ekonomia botërore pritet të ngadalësohet në vitin 2024

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Rritet tregu evropian i automjeteve

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    Toyota Motor realizoi prodhimin më të lartë në katër vitet e fundit

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • LETËR
    • SKENË
    • FILM
    • ARTE TË TJERA
    • HISTORI

    Iftari bëhet pjesë e listës së trashëgimisë së UNESCO-s

    Foto/ Vargjet e Imrul-Kajsit deklamohen e komentohen në arabisht, në mes të Prishtinës

    Sot shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

    Në Fakultetin e Filologjisë u mbajt Konferenca shkencore “Trashëgimia mistike në Kosovë”

    “Libri me politikë të re e të qëndrueshme”

    Mel Gibson kurrë nuk shprehu qartë bindjen e tij pro, apo kundër Palestinës

    “Luan Mulliqi jeton me ne përmes skulpturave në vendin tonë e anekënd botës”

    Palestinë

    Riplotësohet botimi i veprës së Tahir Ef. Gjakovës në gjuhën shqipe (botim i vitit 1835)

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Infantino dëshiron që Messi të luajë në Kupën e Botës edhe kur të jetë 47 vjeç

    “Shpirti i shpirtit”, festimi i veçantë i tregolëshit nga futbollisti egjiptian

    Shtutgarti e eliminoi Borussia Dortmundin nga kupa, kaloi tutje edhe Leverkuseni i Xhakës

    Loja më e keqe e Guardiolës, kjo gjë atij s’i ka ndodhur kurrë

    Bild: Borussia Dortmund dhe Manchester United po përgatisin një shkëmbim të madh lojtarësh

    Galatasaray kërkon të huazojë Kovaçiqin

    Dani Alves përballet me 12 vite burg

    Messi pendohet për veprimet e tij në Kupën e Botës: Mendova menjëherë “çfarë idioti”

    Mbappe do të ketë 15 ditë për të vendosur/ Cili është plani B i Realit?

  • LËMSH
    • All
    • Kuriozitete
    • KËNDI I HUMORIT
    • SHOWBIZ

    Sa njerëz përdorin telefona mobil në botë?

    Pse shenja STOP ka tetë kënde?

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

    Testet e bombave bërthamore, zbuluan një lloj të ri të balenave blu

  • LIFESTYLE
    • All
    • Shëndeti
    • Receta

    Këto fruta mund të ndikojnë në shtimin e peshës trupore

    Si ndikon koha e ngrënies në shëndetin mendor?

    A ka ndonjë rrezik nga vetëbesimi i tepruar?

    Pse nuk duhet ta karikoni asnjëherë celularin tuaj gjatë natës?

    Ky është ushqimi që ul yndyrën e mëlçisë me 40%

    Kjo është kura natyrale që eliminon sekrecionet e grumbulluara në mushkëri

    Si ta luftoni plakjen përmes këtyre produkteve?

    Vështirësia në ecje mund të jetë një shenjë e hershme e sëmundjes së Alzheimerit?

    A duhet ta hidhni në mbeturina ushqimin që e prekin mizat?

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Greva shpërfaq gjendjen e rëndë financiare të Postës së Kosovës

5 vjet më parë
in EKONOMI
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Punëtorët e Postës së Kosovës kanë hyrë në një grevë njëorëshe, si masë paralajmëruese për gjendjen në këtë kompani, e cila po përballet me vështirësi financiare.

Gjatë grevës, janë mbyllur 170 filialet në gjithë territorin e Kosovës, për shkak se punëtorët, nuk kanë marrë pagat për këtë muaj.

Lexoni edhe..

Vlera e Bitcoin arrin mbi 41 mijë dollarë

Ekonomia botërore pritet të ngadalësohet në vitin 2024

Porosit Web Porosit Web

Një gjendje e tillë në këtë kompani, sipas organizatorëve të grevës, ka ardhur si pasojë e mosrealizimit të obligimeve të Qeverisë dhe institucioneve tjera ndaj Postës së Kosovës.

Kjo kompani që dikur llogaritej më fitimprurësja në vend, numëron 1050 punëtorë. Sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik,Valdrin Lluka, paga mesatare në Postën e Kosovës është 850 euro në muaj.

Të hyrat e Postës së Kosovës për vitin 2017 kanë qenë mbi 11 milionë euro.

Kryetari i Sindikatës së Postës, Etrit Hoti tha se kjo grevë është vetëm hapi i parë sindikal që do të pasohet me veprime tjera deri në realizimin e plotë të kërkesave.

“Nëse nuk ka reflektim institucional, sindikata do të shkojë duke ashpërsuar veprimet sindikale. Kështu që, të hënën do të jemi në grevë të përgjithshme duke filluar nga ora 8 deri në orën 21. Fatkeqësisht nuk do të mund të ofrohet asnjë shërbim në të gjitha zyrat postare në gjithë territorin e Republikës se Kosovës”, tha Hoti.

Ndarja e pagave me kohë është vetëm një nga kërkesat e punëtorëve, pasi ata thonë se nuk do ndalin veprimet sindikale deri te pagesa e mjeteve financiare nga Qeveria e Kosovës, për humbjet në Shërbimin Universal Postar. Implementimi i strategjisë së dërguar nga Posta e Kosovës në Qeveri, e cila garanton stabilitet afatgjatë financiar për Postën dhe të ndalohet favorizimi i operatorëve privatë.

Ndryshe, Posta dhe Telekomi i Kosovës kanë kërkuar mjete nga Qeveria e Kosovës, për mbulimin humbjeve financiare. Lidhur me mosmarrjen e pagave, zyrtarë të Qeverisë se Kosovës thonë se Posta është kompani komerciale dhe të hyrat është dashur t’i sigurojë nga kontratat komerciale që ka dhe jo të pres mjete nga buxheti i Kosovës.

Ibrahim Rexhepi, këshilltar i lartë politik i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, thotë se Qeveria nuk është indiferent ndaj gjendjes së krijuar në Postë dhe Telekom, por që sipas tij, këto borxhe janë grumbulluar nga qeveritë e mëhershme dhe tashme janë në procedurë të një zgjidhjeje të përhershme e cila, sipas tij, pritet të ndodh brenda këtij muaji.

Rexhepi thotë se fati i Postës së Kosovës është shumë ngushtë i lidhur me gjendjen financiare të Telekomit të Kosovës. “Pjesën më të madhe të të hyrave Posta e realizon nga Telekomi përmes qirave në objekte. Kështu që çdo lëkundje që ndodh në Telekom, ajo mund të ndikojë apo paraqitet edhe në pozicionin e Postës”, tha Rexhepi.

Ndryshe, Bordi i Telekomit tashmë ka njoftuar kabinetin qeveritar se borxhi i akumuluar i Telekomit të Kosovës ka arritur në 60 milionë euro.
Zyrtarë qeveritarë kanë thënë se duhet të gjenden forma për rimëkëmbjen e kompanisë në mënyrë që të përgatitet për privatizim. Madje, për një shpëtim eventual të Telekomit nga falimentimi, nga vetë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është përmendur edhe ulja e pagave të punëtorëve të kësaj kompanie publike.
Kjo kompani është kritikuar edhe për numrin e madh të punëtorëve. Duke numëruar 2300 punëtorë, kjo kompani, sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka është bërë fajtore për gjendjen e krijuar në Postë, për shkak se menaxhmenti i saj ka bërë gabime të vazhdueshme me punësimin e numrit të madh të punëtorëve, përfshi edhe atyre të pakualifikuar.

Ndryshe, Posta e Kosovës ka operuar në sistemin e Postës dhe Telekomit të Kosovës. Por, në vitin 2012 me një vendim të Qeverisë, Posta u nda nga Telekomi dhe u themelua si Ndërmarrje Publike Qendrore.

Posta e Kosovës dy herë i është nënshtruar procesit të privatizimit, por dy herë radhazi Qeveria e Kosovës ka dështuar ta përmbyllë me sukses këtë proces.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Fed po ruhet nga recesioni

Lajmi tjetër

Ka filluar fushata e korrje-shirjeve në arat e Vushtrrisë

Të ngjajshme

EKONOMI

Vlera e Bitcoin arrin mbi 41 mijë dollarë

6 Dhjetor, 2023
EKONOMI

Ekonomia botërore pritet të ngadalësohet në vitin 2024

30 Nëntor, 2023
BUJQËSI

Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

29 Nëntor, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM