Në kohën kur qeveria franceze ka shtuar retorikën anti-muslimane dhe dëbimin e emigrantëve të “radikalizuar”, super ylli i saj i futbollit dhe i Barcelonës, Antonie Griezmann, ka theksuar se ka ndërprerë marrëveshjet me gjigantin teknologjik kinez Huawei, për arsyen e thjeshtë, të persekutimit të vazhdueshëm ndaj ujgurëve në provincën Xinjiang, përcjell foldrejt.com.
Lajmi i bërë i ditur të enjten, shton mes tjerash se Kina vëzhgon përmes Huawei ujgurët dhe përdoruesit e saj.
Rreth një milion ujgurë turqishtfolës ndodhen në Kampet e Riedukimit, por për shumë aktivistë ata janë Kampet e Përqendrimit dhe keqtrajtimit të ujgurëve, vetëm e vetëm se janë muslimanë. Griezmann shpreson që ky keqtrajtim ndaj ujgurëve të përfundojë sa më parë dhe të respektohen të drejtat e njeriut në Kinë./Foldrejt.com