Pas disa ditësh kërkime për ish kryeministrin Nikola Gruevski, i cili u dënua nga drejtësia maqedonase me dy vjet burg për shkak të rastit “Tank” të PSP-së për furnizimin e mercedesin me vlerë prej 550.000 euro, tashmë vetë i pandehuri është paraqitur dhe ka theksuar se ka kërkuar azil politik në Hungari, shkruan foldrejt.com.
“Në ditët e fundit, kam pranuar një numër të madh të kërcënimeve për jetën time. Unë jam në Budapest tani dhe kam kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze. Gjithmonë do t’i mbetem besnik kauzës së Maqedonisë. Asnjëherë nuk do të kthehem mbrapa!”, shkruan Gruevksi.
Ministria e Punëve të Brendshme prej të hënës nxori një fletë-arrest për Greuvskin, dhe deri para mesnate ka kryer bastisje në shtëpinë e tij, në shtabin e partisë opozitare VMRO-DPMNE-së dhe në veturat e pjesëtarëve të kësaj partie.
Përndryshe Hungaria udhëheqet nga Viktor Orban, popullist i djathtë dhe kundërshtar i hapur i fondacionit Soros – ngjashëm si Nikola Gruevski. Orban poashtu ka mbështetur hapur OBRM-PDUKM për mos zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.