Manchester City nuk ka qenë shumë bindës kohët e fundit. Pep Guardiola pret që tifozët t’i vijnë në ndihmë skuadrës.
Futbollistët e Manchester Cityt kanë arritur të bëjnë një kthesë dje në ndeshjen e ligës ndaj Tottenhamit. Kampionët aktualë festuan me rezultat 4:2. Do të prisnim që trajneri Pep Guardiola të ishte plot fjalë të mira për lojtarët, të cilët janë dorëzuar pak në periudhën e fundit dhe kanë shënuar rezultate më të këqija. Por ndodhi e kundërta, Guardiola ishte kritik.
“Nuk ishim të guximshëm, nuk patëm dëshirën dhe pasionin në pjesën e parë ”, tha Guardiola.
Ai kishte komente edhe për fansat: “Nuk i dëgjuam fare tifozët tanë në 45 minutat e para. Dua që të kthehen, dua që të kthehen. Nuk e kam fjalën për tifozët që shkojnë në ndeshjet jashtë vendit sepse janë fantastikë, por ata që ndjekin ndeshjet në shtëpi. Ata bënin brohoritje të mëdha dhe unë e dua këtë përsëri.”, përfundoi ai, transmeton Fol Drejt.