“Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres beson se vdekjet e civilëve në Rripin e Gazës janë të papranueshme dhe bën thirrje që ajo të ndalet menjëherë”, tha zëvendës zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq.
“Izraeli duhet të respektojë detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, i cili përfshin përdorimin proporcional të forcës dhe marrjen e të gjitha masave paraprake të mundshme për të kursyer civilët dhe objektet civile”, tha Haq, sipas Reuters.
Më parë u raportua se Egjipti ka filluar të ndërmjetësojë bisedimet e paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve për t’i dhënë fund përleshjeve në Gaza që kanë vazhduar dy ditët e fundit, transmeton Fol Drejt.