Guvernatori i Donetskut, Pavlo Kyrylenko, i tha televizionit shtetëror ukrainas se 559 civilë mbeten në Soledar, përfshirë 15 fëmijë, dhe ishte e pamundur të evakuoheshin për shkak të luftimeve të vazhdueshme, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Qyteti, i cili kishte një popullsi të paraluftës prej rreth 10,500 banorësh, ka qenë teatër i luftimeve të rënda ndërsa trupat ruse dhe mercenare përpiqen të rrethojnë Bakhmutin, 10 km në jug, i cili ka qenë në qendër të operacioneve ofensive ruse që nga shtatori./FolDrejt/