fbpx
  • TË FUNDIT
  • Trending
Guvernatori Mehmeti: BQK-ja ka ndërmarrë të gjitha masat për një stabilitet financiar të qëndrueshëm

Guvernatori Mehmeti: BQK-ja ka ndërmarrë të gjitha masat për një stabilitet financiar të qëndrueshëm

16 Qershor, 2018
Kërkesa për ndalimin e vizave për rusët, kancelari gjerman kundërshton, thotë se ka njerëz që duan të ikin nga Rusia sepse nuk pajtohen me regjimin

Që nga shtatori, Finlanda do të pranojë vetëm 10% të aplikimeve për viza të turistëve rusë

17 Gusht, 2022
Flakët kaplojnë trenin, 20 pasagjerë marrin lëndime pasi u hodhën nga dritaret për të shpëtuar jetën

Flakët kaplojnë trenin, 20 pasagjerë marrin lëndime pasi u hodhën nga dritaret për të shpëtuar jetën

17 Gusht, 2022
Si pasojë e thatësirës ekstreme, SHBA detyrohet ta reduktojë konsumin e ujit

Si pasojë e thatësirës ekstreme, SHBA detyrohet ta reduktojë konsumin e ujit

17 Gusht, 2022
“Kosova i përket BE-së dhe marrëdhëniet tona vetëm do të vazhdojnë të rriten dhe thellohen”

“Kosova i përket BE-së dhe marrëdhëniet tona vetëm do të vazhdojnë të rriten dhe thellohen”

17 Gusht, 2022
I gjetën marihuanë në portofol, përfundon në pranga një femër në Pejë

Sekuestrohen substanca narkotike në Dubravë

17 Gusht, 2022
Ushtroi dhunë ndaj djalit të tij, arratiset i dyshuari

Pejë/Burri rrah bashkëshorten

17 Gusht, 2022
Dhunë në familje, nusja ankohet se u sulmua nga motra e burrit

Dhunoi shtetasen e huaj, policia vë në pranga të dyshuarin

17 Gusht, 2022
Digjet ish-senatori bashkë me nipin në makinë, dyshohet se u vranë nga një bandë e zonës

Shkrumbohet një veturë në Dragash, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

17 Gusht, 2022
I shkrepi arma derisa po e pastronte, merr lëndime mitrovicasi

I shkrepi arma derisa po e pastronte, merr lëndime mitrovicasi

17 Gusht, 2022
U përpoq t’i shpëtonte nga mbytja 15-vjeçarët, por vetë 19-vjeçari nuk arriti të dalë nga uji

U hodh për t’i shpëtuar 3 fëmijët e tij, mbytet bashkë me 6 vjeçarin

17 Gusht, 2022
Fol Drejt
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
Kontakt
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH
No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result

Guvernatori Mehmeti: BQK-ja ka ndërmarrë të gjitha masat për një stabilitet financiar të qëndrueshëm

4 vjet më parë
in EKONOMI
Koha e leximit: 4 minuta lexim

Fillimi » Guvernatori Mehmeti: BQK-ja ka ndërmarrë të gjitha masat për një stabilitet financiar të qëndrueshëm

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti po merr pjesë në Samitin e Ministriave të Financave, Guvernatorëve të Bankave Qendrore dhe Drejtorëve të Administratave Tatimore të rajonit që po mbahet në Beçiq të Malit të Zi.

Temë diskutimi e këtij samiti është “Stabiliteti financiar dhe monetar në rajon, dhjetë vjet pas krizës financiare globale”.

Lexoni edhe..

Zëdhënësi i KEDS njofton për rikthim të reduktimeve në Kosovë

Sqarim për publikun rreth investimeve kapitale në Ministrinë e Ekonomisë

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, Guvernatorit i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka thënë se kriza globale ka imponuar ndryshimet në agjendat e Bankave Qendrore.

Mehmeti ka vënë në dukje se përderisa Bankat Qendrore të vendeve të zhvilluara aktualisht po ballafaqohen me sfidat e akomodimit të politikave monetare pas lehtësimit që kanë bërë gjatë dhe pas periudhës së krizës globale, për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, e cila ka një politikë monetare shumë të kufizuar si rezultat i eurizimit unilateral, sfida kryesore vazhdon të jetë ruajtja e stabilitetit financiar.

“Aktualisht, ne kemi një sektor financiar shumë stabil dhe me përmirësim të vazhdueshëm të rolit të tij në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit. Norma e kredive joperformuese në sektorin bankar të Kosovës është vetëm 2.9% dhe norma e mjaftueshmërisë së kapitalit është rreth 18%. Mirëpo, ne jemi të vetëdijshëm se tronditjet për sektorin bankar shumë shpesh vijnë prej jashtë bankave, pra prej ekonomisë, dhe në këtë aspekt ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm që bankat të mund t’i përballojnë tronditjeve të mundshme me të cilat mund të ballafaqohen në të ardhmen. Sfidë tjetër për neve është edhe nevoja për rritjen e rolit të bankës qendrore në ndikimin e zhvillimeve makroekonomike në vend. Me një politikë monetare të kufizuar, mundësia jonë për të ndikuar në mënyrë më të drejtpërdrejtë në treguesit makroekonomik siç janë inflacioni, rritja ekonomike apo edhe papunësia është mjaft e vogël. Këtë sfidë do të mundohemi ta adresojmë deri në një masë përmes zhvillimit të politikës makroprudenciale, mirëpo edhe kjo paraqet sfidë në vete duke e pasur parasysh stadin e hershëm të zhvillimit të saj edhe në vendet tjera”, ka thënë Mehmeti.

Duke qenë se Kosova përdorë euron si valutë zyrtare ndryshimet në politikat monetare nuk paraqesin ndonjë zhvillim ne ndikim të drejtpërdrejtë në Kosovë, kjo për faktin se partnerët kryesor tregtarë të Kosovës vazhdojnë të jenë shtetet e eurozonës dhe ato të rajonit, të cilat kanë valuta që ruajnë një kurs këmbimi mjaft stabil kundrejt euros.

Mehmeti ka thënë se pjesa dërmuese e kredive dhe depozitave në sektorin bankar të Kosovës janë të denominuara në valutën euro, prandaj, sektori është mjaft i mbrojtur nga rreziku i kursit të këmbimit.

“Ndikim shumë të rëndësishëm nuk kanë as lëvizjet e normave të interesit në tregjet ndërkombëtare, për shkak se burimi kryesor i financimit të sektorit bankar të Kosovës janë depozitat e mbledhura brenda vendit, përderisa portofoli kreditor pothuajse në tërësi përbëhet nga kreditë e lëshuara brenda ekonomisë së vendit. Ngjashëm me eurozonën, edhe Kosova është përballur me norma të ulëta të inflacionit, madje edhe deflacion, gjatë viteve të fundit. Mbizotërimi i çmimeve të ulëta në tregjet ndërkombëtare nuk e ka lënë pa pasoja as ekonominë tonë, duke ndikuar negativisht sidomos industritë eksportuese. Mirëpo, fillimi i rikuperimit të çmimeve ndërkombëtare në periudhën e fundit është reflektuar shumë shpejtë në eksportet tona, duke çuar në rritjen e vlerës së eksporteve të mineraleve dhe të metaleve bazë, të cilat edhe përfaqësojnë kategoritë kryesore të eksporteve të Kosovës. Normat e interesit në depozita dhe kredi, viteve të fundit kanë shënuar një rënie mjaft të theksuar. Aktualisht, norma mesatare e interesit në kredi është rreth 6.6%, krahasuar me normën prej rreth 11% që ishte vetëm 5 vjet më parë. Ndikim të rëndësishëm në zvogëlimin e normës së interesit në kredi kishte edhe rënia e normave të interesit në depozita, të cilat po ashtu kanë zbritur në nivel mjaft të ulët. Aktualisht, norma mesatare e interesit në depozita është rreth 1.3%, krahasuar me mesataren prej rreth 3.5% që ishte pesë vite më parë”.

Një kujdes të veçantë, sipas Guvernatorit Mehmeti, BQK-ja i ka kushtuar stabilitetit financiar duke zhvilluar kapacitetet mbikëqyrëse dhe duke filluar rishtazi aplikimin e qasjes së mbikëqyrjes të bazuar në rrezik.

“Duke e ditur se mbikëqyrja mikroprudenciale, si e vetme, nuk vlerësohet më e mjaftueshme për të parandaluar krizat bankare, ne kemi zhvilluar edhe kornizën e Politikës Makroprudenciale dhe kemi funksionalizuar Komitetin Këshillimor të Politikës Makroprudenciale, si organ bartës i politikës makroprudenciale. Në Kosovë, efektet ndaj ekspozimit të sektorit të jashtëm kryesisht manifestohen në llogarinë rrjedhëse të bilancit të pagesave. Më konkretisht, efektet e tronditjeve nga jashtë reflektohen përmes remitencave, si dhe çmimeve të importeve dhe eksporteve. Po ashtu, kërkesa për eksporte pa dyshim se është një kanal i rëndësishëm, por marrë parasysh faktin se vlera e tyre ende mbetet mjaft e ulët, ndryshimi i kërkesës së jashtme ende nuk reflektohet në masë të madhe në Kosovë. Ngjashëm është situata edhe me investimet e huaja direkte, vlera e të cilave është relativisht e ulët dhe përbëhet në masë të madhe nga fitimet e mbajtura të kompanive të huaja që operojnë në Kosovë dhe nga investimet e diasporës tonë në patundshmëri. Në situatë të ngjashme ndodhet edhe sektori bankar, i cili pjesën dërmuese të plasmanëve i bënë brenda ekonomisë së vendit, përderisa depozitat e mbledhura brenda vendit përfaqësojë burimin e tij kryesor të financimit”.

Në këtë Samit, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka kërkuar nga të gjithë homologët e vendeve të rajonit që të rritet më shumë bashkëpunimi mes Bankave Qendrore përmes formave të ndryshme, siç mund të jetë shkëmbimi i personelit për bartjen e njohurive të ndryshme ndërmjet bankave qendrore apo bashkëpunimi në zhvillimin e projekteve të përbashkëta të cilat mund të shfrytëzohen nga dy apo më shumë banka të rajonit.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Dogana sqaron raportin e Auditorit

Lajmi tjetër

Dështimi i Kosovës së Re, me pasoja të mëdha për Kosovën

Të ngjajshme

Shqipëria ndihmon Kosovën dimrit e kjo Shqipërinë verës, kjo është skema e shkëmbimit energjetik Kosovë-Shqipëri
EKONOMI

Zëdhënësi i KEDS njofton për rikthim të reduktimeve në Kosovë

16 Gusht, 2022
Ministria e Ekonomisë i reagon LDK-së, sqaron mbi investimet kapitale
EKONOMI

Sqarim për publikun rreth investimeve kapitale në Ministrinë e Ekonomisë

16 Gusht, 2022
Vendoset përfundimisht nëse do të rritet çmimi i rrymës në Kosovë
AKTUALE

Që nga sot do të përballemi me reduktimet e rrymës

15 Gusht, 2022
E ka të pamundur t’i përballojë faturat e rrymës, 51-vjeçarja shfrytëzon qendrat tregtare si vende për ngrohje
EKONOMI

Pasojat e thatësirës së madhe/Ekspertët tregojnë rrezikun për prodhimin e energjisë elektrike në Evropë

13 Gusht, 2022
Turqia siguron të ardhura prej 117 miliardë euro nga aeroporti i Stambollit
EKONOMI

Turqia siguron të ardhura prej 117 miliardë euro nga aeroporti i Stambollit

13 Gusht, 2022
Ndërpritet importi i qymyrit rus nga Bashkimi Evropian
EKONOMI

Ndërpritet importi i qymyrit rus nga Bashkimi Evropian

10 Gusht, 2022
Shfaq më shumë
FolDrejt Logo PDF (2-01

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Lajmet më të lexuara

  • Shkon në 16 numri i personave të vdekur nga shpërthimi në qendrën tregtare në Armeni

    Shkon në 16 numri i personave të vdekur nga shpërthimi në qendrën tregtare në Armeni

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Përleshje e fortë grupore, lëndohen rëndë katër persona, njërit i këputet një pjesë e veshit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U hodh për t’i shpëtuar 3 fëmijët e tij, mbytet bashkë me 6 vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • AKTUALE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • MEDIAT NDËRKOMBËTARE
  • KULTURË
  • SPORT
No Result
View All Result
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM