Komisioneri i zgjerimit europian Johanes Hahn ka dhënë një intervistë për konservatoren gjermane “Die Welt”, ku kryesisht ka folur për integrimin dhe reformat në Ballkanin Perëndimor. Ai ka qenë tepër i angazhuar në zgjidhjen e kontestit të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë dhe shpreson që çështja të përfundojë me sukses.
“U jam falenderues të gjithë deputetëve që votuan për hapjen e ndryshimeve kushtetuese, veçanërisht deputetët e opozitës që dolën kundër linjës partiake,” tha Hahn duke shtuar se votimi i dytë me dy të tretat në parlamentin e Maqedonisë dhe më pas me shumicë të thjeshtë në parlamentin e Greqisë, do përfundojë suksesshëm. “Kështu mbyllet një kapitull kontesti prej 27 vjetësh dhe hapet rruga e integrimeve euro-atlantike të IRJ Maqedonisë,” përcjell foldrejt.com.
Më tej Hahn thekson se zgjidhja e kontestit të emrit do ketë një efekt për zgjidhjen e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës dhe me këtë depërtim mundësohet hyrja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Kjo për dy arsye. E para: për vendet e BE, anëtarësimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ka kuptim vetëm nëse mund të anëtarësohen të gjithë. Një zgjidhje e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë bën më të mundur këtë skenar. E dyta: Në Ballkan ka një art pozitiv të konkurrencës, kush do i kryejë më shpejt reformat. Një kohë të gjatë në krye të reformave ishte Serbia dhe Mali i Zi, por tani mund të jetë edhe Shqipëria dhe IRJ Maqedonia,” tha Hahn, përcjell foldrejt.com.
Në fund rreth anëtarësimit të Turqisë në BE, Hahn u shpreh tepër i zhgënjyer kjo, pasi edhe shumica e vendeve të BE janë kundër – duke përfshirë edhe presidentin francez Emanuel Macron. Por në vend të kësaj, komisioneri i zgjerimit Hahn, kërkon bashkëpunim të frytshëm mes BE dhe Turqisë në fushën e energjitikës, luftës kundër terrorizmit, valës së refugjatëve dhe rindërtimin e Sirisë.