Komisioneri i zgjerimit europian, Johanes Hahn ka kryer një intervistë për gjermanen Handelsblatt ku është pyetur edhe për integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, shkruan foldrejt.com.
I pyetur konkretisht për kohën kur do integrohen vendet e Ballkanit në BE, ai thotë: “Nuk dua të jap data. Në bazë të reformave dhe hapjen e kapitujve më parë është Serbia dhe Mali i Zi. Megjithatë edhe Maqedonia ka shansë të arrijë këtë me zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.”
I pyetur rreth datës 2025 për mundësi të integrimit të Ballkanit Perëndimor, ai tha se kjo datë është ambicioze, por jo qëllim i parealizueshëm.
“Kjo do të thotë se bisedimet e çfarëdollojshme të përfundojnë deri 2023.”
Për të mos qenë shumë entuziast, diplomati Hahn në fund thotë se 2030 nuk është dhënë si datë integrimi, për shkak që shtetet ballkanike të mos demotivohen për të kryer reformat intensive.
Si problemet kryesore të Ballkanit Perëndimor ai përmendi korrupcionin dhe zbatimin e ligjit./Foldrejt.com