Fol Drejt
E diel, 11 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Hajdari: Kosova do jetë përfituese e Programit të Bashkimit Evropian “Tregu i Përbashkët” me vlerë 4.2 miliardë euro

2 vjet më parë
in EKONOMI, KRYESORE
Koha e leximit: 8 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari ka mbajtur një konferencë për media, ku në fokus ka pasur marrëveshjen “Tregu i Përbashkët”, transmeton Fol Drejt.

“Kam kënaqësinë të ju informoj se Kosova do jetë përfituese e Programit të Bashkimit Evropian “Tregu i Përbashkët” me vlerë 4.2 miliardë euro, duke u bërë kështu njëra ndër vendet e para që bëhet pjesë e kësaj skeme” – ka thënë ndër të tjera Hajdari.
Kosova, sipas saj, është bërë pjesë e një programi, të cilin e ka nënshkruar më 11 maj.
Ky është fjalimi i saj i plotë:
Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju falënderoj për prezencën Tuaj në konferencën e sotme, në të cilën do të ju informoj për një nga lajmet më të mira për Republikën e Kosovës, veçanërisht për industrinë dhe ndërmarrësit e saj

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Kam kënaqësinë të ju informoj se Kosova do jetë përfituese e Programit të Bashkimit Evropian “Tregu i Përbashkët” me vlerë 4.2 miliardë euro, duke u bërë kështu njëra ndër vendet e para që bëhet pjesë e kësaj skeme.

Marrëveshjen që Republika e Kosovës të jetë pjesë e këtij Programi, e kemi nënshkruar me datën 11 maj, në ambientet e Komisionit Evropian në Bruksel, bashkë me drejtoreshën e Përgjithshme për Tregun e Brendshëm të Bashkimit Evropian, Industrinë, Ndërmarrësinë dhe Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme (DG GROW) znj. Kerstin Jorna.

Përfshirja e Republikës së Kosovës në Programin “Tregu i Përbashkët”, për periudhën kohore 2021-2027, është një hap shumë i rëndësishëm drejt procesit të integrimit të Kosovës në BE.

Programi në fjalë është njëri ndër programet më të mëdha mbështetëse që posedon Bashkimi Evropian dhe si i tillë synon fuqizimin e mbikëqyrjes së tregut të brendshëm, përmirësimin e konkurrueshmërisë së industrisë, në veçanti të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, mbrojtjen e konsumatorit përfshirë sigurinë e ushqimit, përmirësimin e statistikave dhe përmirësimin e sektorit financiar.

Përmes programit të BE-së “Tregu i Përbashkët”, bizneset dhe organizatat e Kosovës, pos që mund të jenë përfituese vetanake, ato mund të ndërveprojnë edhe me bizneset dhe organizatat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shteteve në proces të anëtarësimit në BE.

Ne, si Republikë e Kosovës, kemi negociuar pjesëmarrjen në shtyllat të cilat janë te dedikuara për vendet jo-anëtare të BE-së të cilët janë si në vijim:

1. Forcimi i konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së NVM-ve
2. Mbikëqyrja e tregut
3. Operacionalizimi dhe zhvillimi i tregut të brendshëm të mallrave dhe shërbimeve
si dhe politika e konkurrencës në një union më të fort dhe digjital
4. Standardizimi i raportit financiar dhe jo financiar ndërkombëtar përfshirë dhe standardet e auditimit
5. Mbrojtja e konsumatorit dhe siguria e produkteve

Bizneset dhe organizatat e Kosovës kishin mundësinë të aplikonin në këtë program nga muaji nëntor i vitit 2021, menjëherë pas fillimit të negociatave, për çfarë e falënderojmë Komisionin Evropian, mirëpo ndërmarrësit tonë mund të bënin marrëveshjen e përfitimit vetëm pas nënshkrimit të marrëveshjes që bëmë ditë më parë dhe ratifikimit të saj në Kuvendin e Kosovës, të cilën tani e kemi në procedurë.

Mali i Zi dhe Maqedonia kane nënshkruar ne prill 2023, Kosova me 11 Maj, 2023, ndërsa vendet tjera te rajonit nuk kane nënshkruar ende këtë marrëveshje.

Kosova si palë që ka mundësinë e jashtëzakonshme për të përfituar nga ky Program, do ta paguaj një kontribut të pjesëmarrjes i cili varion nga zhvillimi ekonomik e që është në përputhje me bruto produktin vendor – shifra e kontributit për vitin 2023 është 64,990 mijë euro.

Kush mund të aplikojë dhe përfitoj nga ky program i tregut te perbashket?
Në këtë program domethënës dhe për ekonominë e Kosovës, të drejtë aplikimi kanë shumë mekanizma, nisur nga:
 Institucionet qeveritare
 Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM)
 Odat ekonomike dhe Dhomat e tregtisë, industrisë
 Organizatat e konsumatorëve, përfshirë OJQ-të, veçanërisht ato qe janë per mbrojtje te te drejtave te konsumatorit
 Institucionet arsimore
 Sindikatat e fermerëve
 Fermerët, Bujqësia
 Peshkatarë, akuakulturistë, pronarë anijesh
 Ndërmarrjet e mëdha
 Pikat Kombëtare të Kontaktit – NCP
 Shoqatat e Prodhuesve
 Studiues/Qendra/Institucione kërkimore
 Ndërmarrjet shtetërore
 Qendrat e trajnimit etj.
Aplikimi për të gjitha, dhe jo vetëm, këto entitete bëhet direkt në thirrjet që hapen nga Komisioni Evropian, linkun e të cilit do t’ua japim edhe juve, përfaqësues të nderuar të mediave dhe ju lusim ta ndani për opinionin e gjerë publik.
Linku: https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/opportunities/portal/screen/programmes/smp

Meqë kjo është një marrëveshje e re me e gjere qe nderlidhet edhe me programet tjera te BE-se siq jane Horizon 2020 e programe tjera relevante, më lejoni të ju flas shkurtazi për secilin nga fokuset, aktivitetet dhe indikatorët e mbështetjes dhe çfarë ato synojnë për secilën shtyllë në të cilën ne tani jemi pjesë:

1. Forcimi i konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së NVM-ve

Synon
a. Mbështetje për NVM-të, grupimet, organizatat e tjera të rrjetit të biznesit, duke përfshirë sektorin e turizmit. Nxitja e rritjes, rritjes dhe krijimit të NVM-ve;
b. Qasje në tregje (duke përfshirë ndërkombëtarizimin e NVM-ve);
c. Aftësitë ndërmarrëse dhe rritjen e punsueshmerise;
d. Mjedis i favorshëm i biznesit për NVM-të, mbështetja e transformimit digjital dhe promovimi i mundësive të reja të biznesit për NVM-të, duke përfshirë ndërmarrjet e ekonomisë sociale dhe modelet inovative të biznesit;
e. Konkurrueshmëria e ekosistemeve dhe sektorëve industrialë, zhvillimi i zinxhirëve të vlerës industriale;
f. Modernizimi i industrisë, duke kontribuar në një ekonomi të gjelbër, digjitale dhe elastike.
Aktivitetet:
a. Mbështetje për NVM-të
b. Qasje në tregje
c. Mbështetje për Rrjetin Evropian të Ndërmarrjeve (european enteprise netëork/EEN)
d. Mjedis i favorshëm biznesi
e. Lehtësimi i zhvillimit dhe rritjes së bizneseve
f. Konkurrueshmëria dhe qëndrueshmëria e ndërmarrjeve dhe sektorëve të tërë të ekonomisë (ekosistemeve lidhëse, grupimeve)
g. Nxitja e një mjedisi biznesi sipërmarrës dhe një kulturë sipërmarrëse, përfshirë përmes mentorimit dhe skemave të lëvizshmërisë
Indikatorët me të cilët do të matet impakti i këtij komponenti
1 – Numri i NVM-ve, grupeve dhe organizatave të rrjetit të biznesit, dhe organizatave mbështetëse të biznesit që marrin mbështetje nga programi, veçanërisht për ndërkombëtarizimin, digjitalizimin dhe qëndrueshmërinë.
2 – Numri i kompanive të mbështetura që kanë lidhur partneritete biznesi.
3 – Numri i ndërmarrësve që përfitojnë nga skemat e mentorimit dhe lëvizshmërisë, duke përfshirë të rinjtë

2. Mbikëqyrja e tregut
Marrëveshja përfshinë edhe komponentën e Mbikqyrjës së Tregut e cila atë e bazon përmes tri shtyllave:
1. Ekspertizë e jashtme
a. Mbështetje të digjitalizimit të operimeve: implementim të teknologjisë së re, Studime për teknologji të re dhe Automatizim të inspektimeve
b. Mbështetje në përmirësim të kapaciteteve të testimit, financim i ndërtimit të laboratorëve të testimit të produkteve
c. Përmirësimi i informatës/statistikave të mbikëqyrjes së tregut, zhvillimi i një modeli që matë parregullsitë për çdo sektor.
2. Ekspertizë e brendshme
a. Mbështetje në zhvillimin dhe mirëmbajtje të sistemit ndërkombëtar të informimit dhe komunikimit
b. Përmirësimi i koordinimit mes autoriteteve doganore dhe inspektorateve
c. Zhvillimi i një liste të indikatorëve për mbikëqyrje të tregut
3. Grante që mbështesin aktivitetet e përbashkëta mes inspektorateve, së paku me 3 inspektorate te tregut.

3. Operacionalizimi dhe zhvillimi i tregut të brendshëm të mallrave dhe shërbimeve si dhe politika e konkurrencës në një union më të fort dhe digjital
Një kopmonentë shumë i rëndësishëm është Operacionalizimi dhe zhvillimi i tregut të brendshëm të mallrave dhe shërbimeve si dhe politika e konkurrencës në një union më të fort dhe digjitale.
Ky komponent synon mbështetjen e forcimit te konkurrencës duke u fokusuar në tri prioritetet aktuale të bashkimit evropian: agjenda e gjelbër, agjenda digjitale, dhe rritja e aftësive për tu ringjallur.

Agjenda e gjelbër
a. Mbështetje në de-karbonizim, përfshirë udhëzimet dhe rregullatorin për skemat mbështetëse për klimë, energji dhe ambient
b. Mbështetje ligjore për konkurrentët që bashkëpunojnë në zhvillimin e produkteve dhe proceseve të qëndrueshme
c. Implementimi i politikës në lidhje me transferimin e gjelbër

Agjenda e digjitale
Zhvillimi i politikave dhe implementimi në lidhje me agjendën digjitale, në veçanti aspektin e tregtisë elektronike

Rikuperimi
Mbështetje në zhvillimin e një politike të mirë të konkurrencës që mundëson rikuperim të shpejtë duke përfshirë dinamikën, inovacionin dhe konkurrencën

4. Standardizimi i raportit financiar dhe jo financiar ndërkombëtar përfshirë dhe standardet e auditimit
Kjo komponentë përfshinë qasje në standardet e raportimit financiar dhe jo financiar si dhe auditimit, me qëllim të përafrimit me rregullat e Bashkimit Evropian, e po ashtu synon të stimulojë inovacion dhe zhvillimin e praktikave më të mira sa i përket raportimit të korporatave.

4. Mbrojtja e konsumatorit dhe siguria e produkteve
Kjo është komponentë që synon mbrojte të konsumatorit, rritje të nivelit të sigurisë së produkteve, promovon qëndrueshmëri të konsumimit, mbështet organizatat e mbrojtjes së konsumatorit dhe autoritetet zbatuese apo mbikëqyrëse
Aktivitete tjera që përfshihen në këtë program:
1. Mbështet aktivitete për mbikëqyrje të tregut, veprime të përbashkëta me shtetet tjera pjesëmarrëse;
2. Shkëmbimi i zyrtarëve implementues/inspektorëve si dhe teknologjisë/inspektime elektronike/online
3. Grante për organizatat që promovojnë mbrojtjen e konsumatorit dhe institucionet përgjegjëse për mbrojtje të konsumatorit
4. Grante për metoda alternative të zgjidhjes së kontesteve
5. Grante për organizim të ngjarjeve që synojnë ngritje të bashkëpunimit mes qendrave të mbrojtjes së konsumatorit me venet të vendeve pjesëmarrëse

Në lidhje me mënyrën e aplikimit dhe përfitimit nga ky program, bizneset dhe organizatat vendore mund te aplikojnë qe tani ne thirrjet aktuale te programit, por edhe do të njoftohen përmes sesioneve informuese nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në mënyrë që ta shfrytëzojnë maksimalisht këtë mundësi shumë domethënëse për zhvillimin e përgjithshëm dhe transformimin ekonomik të vendit tonë.
Tani ne veç e kemi të hartuar programin e informimit dhe së shpejti fillojmë me aktivitete. Do ti ftojmë edhe expertet nga BE per këto sesione

Duke ju falënderuar juve, më duhet të shpreh edhe falënderimin tim të përzemërt për ekipet negociatore, nga Qeveria e Kosovës të udhëhequr nga z. Irfan Lipovica dhe nga Komisioni Evropian të udhëhequr nga znj. Francesca Porcelli nga DG Grow ne BE!

——-
EU single market program ngërthen ne vehte edhe programet e mëhershme COSME ( qe ishte shume ne vlere me te vogël 2.3 miliard euro per periudhën 2014-2020.
Fokusi ishte ne SME support, por EU single market program me shume stimulon bashkëveprim me shtetet e BE-se si dhe pergadit institucionet, organizatat dhe konsumatorin per te qene ne gjendje te jene konkurrent dhe te vetëdijshëm dhe te pergaditur per integrime ekonomike ne BE.
Raporti i progresit i Komisionit i KE pikërisht gjate mandatit te H Bajrami e ka potencuar e MINT
Si asnjëherë tjetër , vonesat ne reforma, shkatërrimin ne te gjitha reformat institucionale

Propaganda nuk kalon!
Sa i përket 4.2 mld. eurove për të cilat po propagandon LVV, qe dy fakte: e para, ato nuk janë vetëm për Kosovën, dhe e dyta, më e rëndësishmja, Kosova edhe më herët ka qenë pjesë e programeve të BE-së – menjëherë pas nënshkrimit të MSA-së, të cilën VV nuk e ka votuar. MSA ka qenë parakusht që Kosova të bëhet pjesë e programeve të BE-së, por pushteti i sotëm në atë kohë as nuk i ka njoftë si në rastin e letrës së Mogherinit.
Programi i Tregut të Përbashkët (Single Market Programme) sot, është programi COSME dikur. Këtë program Kosova e ka dakordu me BE-në në vitin 2017. I njëjti është ratifiku në 2017 dhe ka hyrë në fuqi në 2018.
Shihni linkun për Ligjin e Ratifikuar.

Tags: Bashkimi EvropianEkonomia e KosovesKosoveRozeta HajdariTregu i Perbashket
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Një neurolog zbuloi sekretin e gjumit të mirë, një gjë tepër e thjeshtë

Lajmi tjetër

FATIJONA BAJRAJ-N’AVLI T’XHAMISË T’SHEHRIT T’VJETËR

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM