Një puntor kosovar e mori rrogën dhe hipi në autobusin e mbushur me njerëz për në shtëpinë e tij. Ishte një hajdut në autobus që i vodhi puntorit paratë e tij nga rroga që kishte marrë. Kur kondukteri (faturino) i kërkoi biletën, puntori i vjedhur nuk kishte asgjë në xhep për të paguar biletën e tij. Fytyra ju kishte skuqur dhe gjuha i ishte lidhur as që mund të fliste.
Kondukteri (faturino) e talli: Turp për ty e konsideron veten puntor të respektueshëm dhe nuk ke pare në xhep për biletë. Hajdutit pranë tyre i erdhë keq dhe i tha kondukterit që tallej me punonjësin e vjedhur: Vëlla çmimi i biletës së puntorit është në llogarinë time. Puntori tani i nderuar buzëqeshi dhe i tha hajdutit: Zoti ju bekoftë dhe dhashtë zoti të ketë më shumë si ju, zotëri. Disa nga udhëtarët filluan të lavdëronin hajdutin dhe moralin e tij të lartë. U luten për të me fjalët; Zoti të bekojë dhe shumëzojë të ngjashmit si ti…?! Që nga ajo kohë, numri i hajdutëve në Kosovë është rritur. Ata madje arritën gradat më të larta deri në qeveri. Dhe ata akoma marrin falënderime dhe vlerësime. Mund ti shohësh kudo. Të gjorët ende vuajnë nga ata që i vjedhin. Ne jemi akoma në autobus. Hajdutët na plaçkisin dhe ne i falënderojmë!!!??? Kështu jemi në të dy shtete Shqipëri dhe Kosovë. Hajdutët të shpërblyer, të falenderuar dhe respektuar kudo….