Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, është shprehur i shqetësuar për heshtjen e vendeve të botës ndaj masakrave të Izraelit në Gaza, duke e përshkruar atë si “bashkëfajësi në gjenocid”.
“Nëse masakra në Gaza nuk ndalet, nëse zgjidhja me dy shtete nuk hyn në fuqi në Palestinë, nuk është e vështirë të parashikohet se konflikte të tilla do të përsëriten dhe do të përhapen,” ka thënë Fidan gjatë një fjalimi në Stamboll.
Ai ka bërë thirrje që të bëhet një zgjidhje mes dy shteteve për të parandaluar konflikte të mëtejshme, shkruan Al Jazeera.