Në kohën kur botën e ka kapluar një garë e tmerrshme se kush do prodhojë vaksinën e parë kundër Covid19, bëhet e ditur se hakerë nga Korea e Veriut kanë tentuar të futen në faqen e AstraZeneca, për të marrë të dhëna për vaksinën e re anti Covid19, shkruan Reuters, përcjell foldrejt.com. Lajmi mbështetet nga burimet e brendshme e anonime të firmës britanike AstraZeneca.
Korea e Veriut shpesh është akuzuar se përmes hakerëve të saj tenton të futet në faqe të ndryshme për të marrë të dhëna të ndryshme. Kjo ka ndodhur edhe me Sony Pictures në 2014./Foldrejt.com