Grupet e hakerëve të lidhur me Korenë e Veriut kanë vjedhur 721 milionë dollarë në kriptovaluta nga Japonia që nga viti 2018, raportoi gazeta Nikkei Business, duke cituar një studim nga agjencia britanike e analitikës së blockchain Elliptic.
Kjo shumë është e barabartë me 30 për qind të numrit të përgjithshëm të humbjeve të tilla në nivel global, shtoi “Nikei”.
Raporti erdhi pasi ministrat e financave të G7 dhe guvernatorët e bankave qendrore thanë të shtunën se mbështesin masat për të ndaluar kërcënimin në rritje të aktivitetit të paligjshëm nga njerëzit që punojnë për shtetin, siç është vjedhja e kriptomonedhave, raportoi Reuters./FolDrejt/