Hakerët rusë rrëzuan disa uebfaqe gjermane sot, në përgjigje të vendimit të Berlinit për të dërguar tanke Leopard në Ukrainë, por agjencia kibernetike gjermane BSI vuri në dukje se sulmi kishte pak efekt.
Grupi rus i hakerëve “Killnet” ka thënë se do të synojë faqet e internetit të qeverisë, bankave dhe linjave ajrore përmes sulmeve, raporton Reuters.
“Aktualisht, disa vende nuk janë të disponueshme. Nuk ka indikacione për ndikim në shërbime dhe, sipas vlerësimit të BSI, kjo nuk pritet nëse merren masat e duhura mbrojtëse”, tha BSI, duke shtuar se disa faqe nga sektori financiar ishin gjithashtu në shënjestër, transmeton Fol Drejt.