Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Haki Abazi e ka bërë të ditur që nesër do të organizohet tubim në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se kjo po bëhet në përkrahje të popullit ukrainas, transmeton Fol Drejt.
Në postimin e plotë Abazi është shprehur:
“SOLIDARIZIM QYTETAR ME POPULLIN UKRAINAS
DITA: E Hënë, 07 Mars 2022,
ORA: 12:00
VENDI: Sheshi Skënderbej, Prishtinë
ORGANIZATORËT: Organizatat joqeveritare dhe Institucionet e Republikës së Kosovës
Lufta si rrjedhojë e agresionit Rus në Ukrainë po vazhdon të marrë përmasa shkatërruese para së gjithash për jetët e njerëzve, (fëmijëve, grave dhe të moshuarve) të cilët tashmë janë bërë cak i goditjeve Ruse.
Shkatërrimi i infrastrukturës, pastrimi i fshatrave dhe qyteteve nga makineritë ushtarake, radhët e gjata të njerëzve duke kaluar kufijtë për të qenë më të sigurt, janë kujtimi i freskët i Luftës nëpër të cilën ka kaluar populli ynë. Andaj, në shenjë solidarizimi dhe përkrahje me popullin Ukrainas, përfaqësuesit legjitim të popullit Ukrainas e në mbështetje të luftës së tyre heroike për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë, ju ftojmë që të mblidhemi në Sheshin Skënderbeu në qendër të Prishtinës, ditën e Hënë me datë 7 mars 2022, në mesditë, në ora 12:00h.
Mbledhimi para Teatrit Kombëtar është tregues i përcaktimit dhe bashkimit të popullit të Kosovës me të gjithë popujt paqedashës, që po protestojnë nëpër sheshet e të gjitha qyteteve të shteteve demokratike për ta kundërshtuar luftën dhe agresionin Rus dhe që hapur e pa hezitim po kërkojnë ndaljen e luftës dhe pushtimit të Ukrainës.
Ne si popull, gjatë agesionit Serb në Kosovë kemi gjetur përkrahjen nga shtetet dhe popujt demokratik në ditët me të vështira të historisë sonë të re, kësisoj solidarizohemi dhe bashkëndjejmë dhimbjen e madhe, që populli Ukrainas po kalon këto ditë.
Ju ftojmë, që me vete të merrni shiritat me ngjyra të flamurit Ukrainas apo të visheni dhe të mbani në duar pankarta dhe flamujt të Ukrainës dhe shteteve demokratike.
ANG
Standing in solidarity with people of Ukraine
Day: Monday, 07 March 2022,
Time:12:00 noon
Venue:Skënderbej square, Prishtinë
ORGANIZERS: Non-governmental organizations and Institutions of the Republic of Kosovo
The war as a result of Russian aggression in Ukraine continues to take on devastating proportions primarily for the lives of people (children, women and the elderly) who have already become the target of Russian attacks.
Destroying infrastructure, clearing villages and towns of military machinery, long lines of people crossing borders to be safer, are the fresh memory of the War our people have gone through.
Therefore, as a sign of solidarity and support with the Ukrainian people, the legitimate representatives of the Ukrainian people and in support of their heroic fight for the protection of freedom and democracy, we invite you to gather in Skanderbeg Square in the center of Pristina, on Monday, the 7th. March 2022, at 12: 00h.
The gathering at the Skënderbej square is an indicator of the determination and unity of the people of Kosovo with all peace-loving people, who are protesting in the squares of all cities of democratic states to oppose the war and the Russian aggression and who openly and without hesitation are demanding an end to the war and the conquest of Ukraine.
We, the citizens of Kosovo during the Serbian aggression in Kosovo have found the support of democratic states and peoples in the most difficult days of our recent history, so we stand in solidarity and share the great pain that the Ukrainian people are going through these days.
We invite you to take with you the colour ribbons of the Ukrainian flag, or to dress and hold in your hands banners and flags of Ukraine and democratic states.”/FolDrejt/