Lewis Hamilton ka kontratë me Mercedesin deri në fund të vitit aktual dhe për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për dy vite, atij i është ofruar një kontratë në vlerë prej 62 milionë funte (më shumë se 70 milionë euro) në sezon. Ndryshe nga kontrata aktuale, e reja nuk përfshin një bonus prej 22 milionë paund në rast të fitimit të titullit.
Mediat franceze dhe angleze shkruajnë për kontratën e Hamiltonit, me rikujtim se paga aktuale e Hamiltonit është 40 milionë funte (rreth 46 milionë euro). Shuma që Mercedes është gati t’i japë shtatë herë ish-kampionit të botës në Formula 1 është e barabartë me atë që ishte gati t’i jepte më parë. Ndryshimi është se baza e saj është rritur me 25 milionë euro.
Kontrata e tij thuhet gjithashtu përfshin një rol 10-vjeçar si ambasador i Mercedesit, të cilin ai do të fillojë ta mbajë kur të dalë në pension. Ai do të marrë 25 milionë euro në vit për të. Hamilton ishte piloti më i paguar i Formula 1 nga viti 2013 deri në vitin e kaluar. Vitin e kaluar paga e tij ishte 50 milionë euro, pesë më pak se kampioni aktual Max Verstappen, transmeton Fol Drejt.