Të shtunën është hapur ekspozitura e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Rostock të Gjermanisë – ku morrën pjesë rreth 100 persona. Pikturat do qëndrojnë aty deri në 6 janar, shkruan “Die Welt”. Një Galeri i Mynihut më parë shfaqte veprat e Edi Ramës, me tematikë, si Shqipëria pret anëtarësimin në BE.
“Edi Rama është një njeri me shtat të lartë, artist i njohur dhe në të njëjtën kohë kryeministër i Shqipërisë. E megjithatë, mesa duket atë ende e tërheq graka”, shkruan media tjetër gjermane “SZ”. “Pesë skulptura qeramike të Ramës nuk e kanë përballuar dot rrugën përgjatë Ballkanit. Ato kanë pësuar krisje, për shkak të materialit të brishtë dhe paketimit aventuresk, që nuk shkonim mirë sëbashku. Por Rama e bën të lehtë situatën. “Nesër vjen kuratori nga Tirana dhe riparon”, ka thënë Rama”, thuhet në artikullin në fjalë.
“Rama është qytetar privat në Rostok, aty e ka sjellë me makinë ambasadori i Shqipërisë si shofer”, tregohet më tej në artikull.
Hyrja në ekspozitë do të kushtojë 4 euro./Foldrejt.com