Autorë të shumtë të shqiptar dhe botëror, vepra të fushave dhe zhanreve të ndryshme, duke filluar nga libra për fëmijë, letërsi, psikologji dhe filozi, janë një pjesë e librave që lexuesit mund t’i gjejnë gjatë kësaj jave në Panairin e 18-të të librit në Tetovë, i cili u hap sot për vizitorët. Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Abdylmexhit Saliu, tha në hapjen e këtij panairi se vazhdimisht përpiqen që të japin kontribut në zhvillim të kulturës dhe ngritjes intelektuale të mbarë shoqërisë ndërmjet përcjelljes së diturisë dhe dijes.
Abdylmexhid Saliu, Kryetar i ShBSH-së: Libri shqip në Maqedoni meriton një kujdes dhe mbështetje edhe më të madhe që të hapërojmë drejt përparimit dhe të jemi bashkëudhëtarë me popujt tjerë, të lëmë gjurmë në ndërtimin e civilizimit mbarë njerëzor. Mbetemi me shpresë që ky panair të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Nga ana tjetër, drejtori i Pallatit të Kulturës, Artan Arsllani, u ka bërë thirrje qytetarëve që në numër sa më të madh të vizitojnë këtë panair.
Artan Arsllani, Drejtor i Pallatit të Kulturës: Ne me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë kemi një bashkëpunim pothuajse dydekadësh. Uroj që të ketë ketë sukses dhe të jetë i vizituar sa më shumë nga qytetarët e Tetovës. Njëkohësisht, bëj apel që të ndiqet ky panair. Dhe mund ta përfundoj me një fjalë të Ciceronit i cili thotë: “Ai që ka një kopsht dhe një bibliotekë i ka të gjitha, shkruan SHENJA, përcjell foldrejt.com.
Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Bekim Memedi kryetar tha se kjo komunë vazhdimisht ka përkrahur dhe vazhdon të përkrahë aktivitetet e këtilla kulturore.
Panairi i librit në Tetovë tani më është aktivitet kulturor tradicional, i cili organizohet që nga viti 2000.